Politikani i dikurshëm Azem Vllasi konsideron se presidenti Vuçiq do pranonte Kosovën nëse si këmbim do merret Srpsken, ai tha rolin kryesor në përfundimin me sukses të procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE e ka ShBA, këtë thënë Vllasi transmeton “Bota Sot”.
Ndërsa sipas tij, autonomia e veriut sipas “non-paper” të fundit është e papranueshme dhe e dëmshme për vetë serbët ne jug.
"Këto dokumente janë provokim dhe ne në regjion lehtë ngjitemi për to, diçka pa autor pa adresë pa politikë serioze nuk duhet marr seriozisht, flitet për autonomi e në të vërtetë ideja është e ndarjes, kjo do ishte e dëmshme për vetë serbët në jug. Si mund të ketë autonomi për 30 mijë banorë e katër komuna, këto janë marrëzi. Kosova nuk do pranojë kurrë këtë dhe mund të ketë probleme e konflikte përsëri në dëm të serbëve”, thotë Vllasi në intervistën për “Kosovo-online”.
Lidhur me vazhdimin e paralajmëruar të dialogut ai tha: "Do bisedohet rreth vazhdimit, do konstatohen qëndrimet e palëve, pas takimit Kurti do flas për parimet dhe mos-lëshimin pe të Kosovës, ndërsa Vuçiq për presionet dhe mos-lejimin poshtërimit të Serbisë dhe do akuzojë Prishtinë se nuk do kompromis”.
Vllasi nënvizon se dialogu duhet të ketë “një marrëveshje finale”, si mund të quhet diçka finale “nëse nuk ka njohje të ndërsjellë”.
“Nëse Serbia ka njohur të gjitha vendet e krijuar nga Jugosllavia përfshirë Malin e Zi, pse mos të njoh Kosovën. Aq më parë që Serbia nuk mund të ndikojë në statusin e Kosovës si shtet dhe këtë e bënë për inat dhe në dëm të raporteve fqinjësore. Për serbët do ishte shumë mirë raportet e mira fqinjësore mes Kosovës edhe Serbisë dhe në njohje insistojnë BE edhe ShBA. Nuk dihen pretendimet kur Vuçiq e di se Kosova është e pavarur bazuar edhe në qëndrimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë".
Sipas tij Vuçiq duhet të sqaroj idenë e “kompromisit të mundshëm”.
"Vuçiq vazhdimisht flet rreth kompromisit dhe nuk sqaron, çka mendon. Çfarë kompromisi,sipas cilave çështje edhe çka nënkupton. Ai me vetëdije nuk sqaron se pret ofertë rreth Srpska, që Serbia megjithatë të fitojë diçka dhe të heq dorë nga Kosova. Ndërsa në Kosovë dëshiron vetëm asociacion dhe eksterritorialitet për kishat ", konsideron Vllasi .