Aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka përkujtuar Beg Rizën, heroin i cili u vra në tradhtinë e Kumanovës.
Lajçi tregon se sot i ka shikuar disa fotografi të Begut, dhe tregon edhe për ceremoninë e varrimit të tij në Deçan, por që atë nuk e kanë lejuar që të flet në foltore.
Megjithatë, Lajçin dikur e lejuan por e kushtëzuan që mos të flet asnjë fjalë për tradhtinë, Kumanovën dhe Maqedoninë.
Por, sot, Lajçi po i pyet të njëjtit se nga kush u frikësuan?
Postimi i plotë:
Lavdi heroit Beg Rizaj
Po i shfletoja sot fotot e ditës, kur gjamë kishte Dukagjini e n’lot shkrihej Deçani.
Isha pranë trupit t’pa jetë t’heroit tim e t’atdheut Beg Rizaj, i cili po pushonte n’tokën e vet!
I shfletova, se mu kujtua refuzimi që mu ba, për recitimin e vargjeve që i kisha shkrue për Begun, djalin që e kisha ma shumë se djalë!
Jo m’tha patroni, mos dil n’foltore!
Unë i lamë n’lot bërtita: Pse artisti mos me folë?
Mbas pak çastësh m’thanë: Dil, por as nji fjalë për Kumanovën, as nji fjalë për Maqedoninë, as nji fjalë për tradhëtinë!
Sot po iu pyes: Nga kush u friguet atë ditë e pse duhej me heshtë?
Lavdi heroit Beg Rizaj!