Dafina po merr pjesë në protestën e gastronomëve.
Ashtu siç e paralajmëruan, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, organizuan protestë para objektit të Qeverisë.
Protesta po mbahet me moton “Me një vaksinë nuk çel pranvera”, teksa të pranishëm janë një numër i madh i përfaqësuesve të gastronomëve dhe qytetarë të tjerë.
Protestuesit po mbanin pankarta të shumta në duar, ku tregojnë një plan për hapjen e verës, teksa përmendin faktin se në shtetet e rajonit garojnë se kush po fiton më shumë.
Kësaj proteste i është bashkuar edhe këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila publikoi pamje nga pjesëmarrja në sheshin “Skënderbeu”.
Ajo gjatë ditës e kishte konfirmuar se do jetë pjesë e protestës bashkë me anëtarët e “Moneyz”, ndërsa në foto shihet pranë partnerit të saj DJ Geek dhe bashkëpunëtorëve të saj.
“Japa”, titullohet kënga e fundit e Dafina Zeqirit, e cila u publikua më 20 maj dhe mori mbi 1 milionë klikime në YouTube.