Për gati 20 minuta qytetari që u plagos të mërkurën në mbrëmje në Fushë Kosovë, ka qëndruar I shtrirë në rrugë duke pritur që të vijë ambulance për t’I dhënë ndihmën e parë.
Ai shihet tek sa I lutet policisë së Kosovës që të mos e lënë në atë gjendje, derisa ndihma po vonohej.
Më në fund, sic edhe shihet në video, ata detyrohen që ta transportojnë për në spital me një veturë private.
Gazeta ka raportuar se të mërkurën në mbrëmje pas një gjuajtje me armë në Fushë Kosovë, tek rrethi, ka mbetur I plagosur një person.
Arsyet që kan quar deri tek kjo ngjarje nuk dihen, ndërsa policia e Kosovës ka arrestuar dy persona deri me tani.