(E plotësuar) - Dy persona kanë mbetur të plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në Fushë Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:3, ndërsa të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 22:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Informatat e para flasin për dy persona të lënduar nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti për KosovaPress.
Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është identifikuar dhe arrestuar nga ana e policisë dhe aktualisht po vijon puna për hetimin e rrethanave që lidhen me rastin.
***
Para pak minutash në Fushë Kosovë është raportuar për të shtëna me armë zjarr.
Nga raportimet e mediave, thuhet se nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona.
Ndërkaq një person i është vetëdorëzuar Policisë.
Deri më tani Policia e Kosovës nuk ka kthyer përgjigje në lidhje me këtë rast.Më poshtë keni pamjet.
Klikoni këtu për ta shikuar videon.