Burime nga gazeta “Alo” njoftojnë se presidenti i Serbisë Vuçiq do të mirëpres patriarkun Porfireje dhe peshkopët në klubin e deputetëve, ku pritet të diskutohet situata rreth Kosovës dhe objekteve të shenjta serbe, transmeton “Bota Sot”.
Me këtë rast, Vuçiq dhe hierarkia e Kishës Ortodokse Serbe do të bisedojnë për situatën aktuale rreth Kosovës.
Vuçiq do të shtrojë drekë pune për krerët e Kishës në klubin e deputetëve në Beograd, ku pjesëmarrës përveç krerëve të SPC do jenë edhe pjesëmarrësit e Asamblesë së Kishës Ortodokse Serbe.
“Tema bosht e bisedës në këtë takim pritet të jetë situata aktuale rreth çështjes së Kosovës, pozita e popullit serb në Kosovë dhe pozita e objekteve të shenjta serbe”, njoftojnë mediet serbe.
Ndërsa siç mësohet, nesër pasardhësi i mbretit Aleksander Karagjorgjeviç do të shtrojë drekë dhe do të bisedojë në selinë e bardhë drekë pune për peshkopët dhe patriarkun Porfirije.