Ana tjetër e rrëfimit për rrahjen e 4 të rinjve në Gjilan, polici u sulmua dhe iu ça koka me shishe

Lajme

Ana tjetër e rrëfimit për rrahjen e 4 të rinjve në Gjilan, polici u sulmua dhe iu ça koka me shishe

Më: 27 maj 2021 Në ora: 16:38
Polici

Dje u rapotuar se katër të rinj nga Gjilani po pretendojnë se janë sulmuar nga gjashtë zyrtarë policorë mbrëmjen e së shtunës në lokalin “Mono” që gjendet në lagjen “Gavrani” në Gjilan.

Altin Isufi, vëllai i tij, Arbër Isufi dhe dy djemtë e hallës së tij, Arian Kadriu dhe Asdren Emini kanë denoncuar në Inspektoratin Policor gjashtë policë, të cilët, sipas deklaratës së tyre, kanë ushtruar dhunë brutale ndaj tyre, pa ndonjë arsye.

Altini ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se së bashku me tre familjarët e tij kanë hyrë në lokalin “Mono” rreth orës 21:40 dhe pasi kanë marrë nga një pije te banaku, janë ulur në një tavolinë të lirë brenda lokalit.

Përball tyre, ai thotë se kanë qenë të ulur disa policë, gjashtë prej të cilëve i njohin me emër dhe mbiemër. Altini thotë se këta policë pas disa minutave kanë shkuar te tavolina e tyre dhe pasi që i kanë fikur dritat, kanë filluar t’i godasin deri në alivanosje.

“Disa policë njërin prej tyre që e njoh, L.T (emër i njohur për redaksinë), ka qenë duke pirë alkool përball neve, sepse e njoh është i të njëjtit vend nga jom unë. Ai ka qenë aty duke pi me disa shokë. Qysh kem t’u bo muhabet t’u kesh ndërmjet veti ka ora 22:00, një person është ulur afër meje në tavolinën tonë. Më tha ‘Po ulna pa të pyet’, i thash ‘okay, ulu’.”

“Pastaj i pashë që na rrethun në tavolinën tonë disa persona, na kanë fikur dritat dhe kanë filluar të na godasin pa kontroll, deri në alivanosje”.

Ky është versioni i atyre që pretendojnë që u rrahën, mirëpo versioni i policisë se si ka ndodhur ngjarja nuk është publikuar.

Prandaj Ballkani.info nga burime të sigurta merr vesh se njëri nga të përfshirët në këtë incident me inicialet A.K. (emër i njohur për redaksinë), e ka sulmuar me shishe të birrës njërin nga policët, duke ia çarë kokën.

Media po ashtu ka siguruar fotografi të policit të lënduar, ku shihet e çara në kokë dhe të shqyra të fanellës dhe gjak në njërën këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat