Gazetari Ridvan Berisha, i njohur për qëndrimet e tij kundër Vetëvendosjes, i ka komentuar në postim kryeministrit Albin Kurti, ku ky shkruante për shkarkimin e bordit të AKP-së.
Ai Kurtit i është referuar si “Abu Albin”, duke i thënë se atë e kanë votuar qytetarët për burgje e arkivole, dhe jo për shpresë e zhvillim.
“A po e sheh abu Albin, xhemati yt të ka votu për burgje, jo për shpresë e zhvillim, xhemati yt të ka votu për arkivole, veç lexo komentet e patriotëve…e mosvet për këtë shtet!”, i ka komentuar Berisha, Kurtit.
Ky koment i tij është përcjellë me reagime të shumta nga përkrahësit e Kurtit.