Mediet serbe me të madhe po “ankohen” edhe alarmojnë njohjen e mundshme të pavarësisë së Kosovës nga ana e Greqisë, kjo është bërë temë dite në disa media në Serbi, sikurse edhe në deklarata e krerëve serb përfshirë Vuçiq.
Shumë medie kanë shkruar për ngritjen e nivelit të raporteve mes Kosovës edhe Greqisë, vetë Vuçiq deklaroi se nga zyra ekonomike, pritet kalimi në nivelin e zyrës të përfaqësuesve të drejtorëve politik, që është hapi i fundit para njohjes së Kosovës.
Ndërsa analisti politik serb Ognjen Gogiq, i pyetur rreth njoftimit për njohjen e mundshme të Kosovës nga ana e Greqisë tha se “Do të befasohesha nëse ndodhë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia si një ndër 5 vendet që nuk e kanë pranuar, posaçërisht nëse Greqia e bëbë këtë”, shkruan “Alo”, transmeton “Bota Sot”.
“Athina zyrtare me pranimin e Kosovës nuk do të përfitonte asgjë, pot do i shkaktoj vetës problem lidhur me Qipron, duke shtruar pyetje pas kësaj Qipro a do të pranojë Kosovën”.
Mendoj u shpreh ai se “refuzimi grek për njohjen e Kosovës gjithë këto vite u motivua nga frika e ndarjes së Qipros si arsye e parë, së dyti Greqia me vëmendje shikon çështjen shqiptare në Ballkan, pasi në vitet 90-t[ deri 2000 janë shfaq aspirata për disa pjesë të Greqisë që shihen si pjesë të Shqipërisë natyrore”, tha ai.
Ndërsa arsye e tretë “ dhe më e rëndësishmja është raporti grek dhe turk, pasi Greqia e sheh Kosovën si projekt të Turqisë në Ballkan dhe pranimi i saj ndryshon balancin që ekziston mes Greqisë dhe Turqisë, kështu që nuk shoh se Greqia do të bëj këtë, do të befasohesha nëse ndodhë”, tha ai.