Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thirrur për sot mbledhjen e radhës së qeverisë së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, pritet lehtësimi i masave kundër koronavirusit, ashtu siç është arritur pajtueshmëria me bizneset gjatë kësaj jave.
Ditë më parë, Kryetari i Odës së Hotelerisë Hysen Sogojeva ka treguar se si pritet të bëhet organizimi i dasmave.
“Ekziston mundësia që ti përmbahemi kësaj guide që është tani, p.sh në hapësira jemi dakordu që të ketë, në çdo tavolina 4 veta, dmth distanca të jetë 2 metra e gjysmë, kështu që i bjen që në 250 metra katrorë, të jenë 100 persona. Qetash me i lëshu dasmat, nuk ka më dasma me 500, 600 veta, maksimumi do të jenë 150, 200. Nuk ka më dasma masovike, ne duhet ti përmbahemi udhëzimeve”, tha ai.