Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka falënderuar ambasadorin rus Bocan Harçenko për dhurimin e kontingjentit tjetër të vaksinave “Sputnik V”, që menjëherë janë dërguar në qendra të vaksinimit, shkruan “Tanjug”, transmeton “Bota Sot”.
Duke fol rreth planifikimit të vazhdimit të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, Vuçiq ka thënë se “ditë të vështira janë para Serbisë, por në Bruksel do të angazhohet me vendosmëri e energji sikurse deri tani në mbrojtjen e interesit shtetëror edhe kombëtar” thuhet në kumtesën e presidencës.
Bocan-Harçenko konfirmoi rolin aktiv të Rusisë në mbrojtjen e normave të drejtës ndërkombëtare dhe integritetit të Serbisë.
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se politika e paqes dhe bashkëpunimi janë me rëndësi të veçantë në zhvillimin e Ballkanit.
Vuçiq dhe Harçenko kanë shqyrtuar edhe përparimin ekonomik mes Serbisë dhe Rusisë dhe potencuan projektet e përbashkëta infrastrukturore, po ecin sipas dinamikës dhe finalizimi i tyre do kontribuoj në përparimin e vendit dhe në kualitetin e jetës së qytetarëve.
Bashkëbiseduesit biseduan edhe për kontaktet e ardhshme bilaterale të zyrtarëve të dy vendeve