Pas Prishtinës, Lajçak do qëndrojë edhe në Beograd

Lajme

Pas Prishtinës, Lajçak do qëndrojë edhe në Beograd

Nga: F.B Më: 28 maj 2021 Në ora: 15:31
Mirosllav Lajçak

I dërguari special i BE për dialog Moroslav Lajçak në javën tjetër do qëndrojë në Prishtinë edhe në Beograd, vizita sipas burimeve nga Brukseli zhvillohet në kontestin e vazhdimit të dialogut që planifikohet për gjysmën e qershorit, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Pritet që Lajçak në pjesën e dytë të javës pas vizitës që do bëjë në Prishtinë të arrijë edhe në Beograd, në të njëjtën kohë në Prishtinë edhe Beograd do të qëndrojë edhe i dërguari special i presidentit amerikan për Ballkan Methu Palmer.

Burime diplomatike në Bruksel i kanë thënë “Tanjugut” se vizita e të dërguarit special të BE-së për dialogun ndërlidhet me përparimin në dialog dhe organizimin e raundit të ri në nivelin më të lartë politik, mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.

Takimi Kurti-Vuçiq “planifikohet” të mbahet me 14 apo 15 qershor në Bruksel, por kjo varet nga qëndrimi i ndonjërit prej pjesëmarrësve në dialog.

Më herët presidenti i Serbisë Vuçiq ka theksuar se Beogradi është i gatshëm në secilin moment dhe me vullnet të mirë të përgjigjet ftesës nga BE për vazhdimin e dialogut për normalizimin e raporteve me Prishtinën.

Në të njëjtën kohë Prishtina pat refuzuar takimin e 11 majit dhe ka kërkuar kohë shtesë për “njohje” me rrjedhën e deritashme në bisedime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat