“Perëndimi përmes Greqisë përgatitë goditje të re për Serbinë, pas kësaj në rend vjen Sllovakia e Rumania”

Lajme

“Perëndimi përmes Greqisë përgatitë goditje të re për Serbinë, pas kësaj në rend vjen Sllovakia e Rumania”

Nga: F. B. Më: 29 maj 2021 Në ora: 08:41
Serbia

Duke shfrytëzuar pozitën e dobët ndërkombëtare të Greqisë, Uashingtoni, Berlini dhe Brukseli do të kërkojnë nga Athina afrimin me Prishtinën, me qëllim arritjen e interesave dhe përgatitjen e goditjes në Serbinë thotë ish-diplomati Zoran Milivojeviç, lidhur me paralajmërimin për hapjen e zyrës së nivelit të drejtorëve politik, shkruan “Sputnik” transmeton “Bota Sot”.

Milivojeviç tha se Greqia mbetet në pozicionin se nuk do të pranojë Kosovën, ndërsa ngritjen e raporteve në nivel të drejtorëve politik  krijon ambientin për pranim dhe kjo mund të ndikoj tel vendet tjera që nuk e kanë pranuar që edhe ato ta bëjnë këtë së pari Sllovakia e pastaj edhe Rumania.

Greqia hallka më e dobët

“Fakti se kohë më parë në Prishtinë qëndroi krye-shefi i Athinës, ndërsa paralajmërohet ardhja e ministrit të jashtëm, është shenjë politike se po shkohet drejt njohjes ndërkombëtare të subjektivitetit juridik të Kosovës” mendon ai.

Greqia si hallka më e dobët mes 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk ka asnjë motiv direkt për mospranim për dallim nga vendet tjera të BE-së që nuk e kanë pranuar.

“Spanja ka rrezikun e separatistëve në Katalonia dhe Gjibeltarin, te Qipro  për shkka tendencës që veriut të shpall shtetin, Rumani e Sllovakia për shkak raporteve lidhur me Hungarinë”.

Shkaqet e mundshme që Greqia të njoh Kosovën

Shkaku kyç për të cilin Greqia mund të jetë në rrugë të njohjes së Kosovës është i lidhur me interesin shtetëror e kombëtar në Qipro, mendon diplomati serb, duke ditur se Qipro për Athinën është çështja numër një e interesit kombëtar.

“Shkaku i dytë është gjendja e rëndë ekonomike e financiare me të cilën përballet që nga 2008 dhe rënia në skenë ndërkombëtare edhe BE, prishja e raporteve me Uashingtonin dhe disa vende anëtare të NATO-së dhe raportet turke-greke”.

Kjo ka bërë të rritet ndikimi i vendeve të perëndimit dhe përpjekja që Greqia të orientohet drejt interesave të bashkësisë trans-atlantike dhe si kompensim ndikimi i saj të rritet  në kuptimin e interesit strategjik të aleancës perëndimore.

Me këtë rol Greqia do kishte duar të lira në regjion, përfshirë edhe problemin  me pakicën shqiptare në Greqi në kuadër të projektit shqiptaro-madh që gjithnjë bëhet më i hapur shprehet Milivojeviç.           

Кosova si Maqedonia e Veriut

Milivojeviç përkujton mënyrën e njëjtët kur perëndimi përmes Greqisë pas shumë viteve zgjidhi çështjen e emrit.

“Asokohe qeveria e Cipras arriti marrëveshje rreth emrit, në dobi të interesit trans-atlantik, pas të cilës Maqedonia u bë anëtare e NATO-së-. Tash bëhet presion që Greqia të tërheq hapin dhe pranoj Kosovën dhe të realizohet ndikimi trans-atlantik në këto hapësira”.

Kjo dobëson shumë pozicionin e Serbisë dhe qëndrimin e fortë të 5-shes për mosnjohje gë Kosovës dhe hap mundësi që të veprohet edhe në vendet tjera nga ky grup.

Sllovakia e Rumania në rend

“Në rend të parë të presionit ishin Sllovakia e Rumania, në Rumani po rritet ndikimi i Uashingtonit, sikurse në Greqi dhe po konsiderohet se pakica hungareze në Rumani është më pak problematike se pakica hungareze në Sllovaki” thotë Milivojeviç.

Sllovakia mendohet s mund të jetë vendi tjetër në rend, kur shikohet qëndrimi i Spanjës dhe Qipros që direkt kanë separatizëm në vendet e tyre dhe mosnjohje lidhet me interesat e tyre nacionale.

"Por nëse megjithatë dalin dhe pranojnë Kosovën do sjellin në pikëpyetje interesat e veta dhe hapin mundësi separatizmit” thotë diplomati serb.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat