Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se në bazë të raporteve nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 150 pacientë, 62 prej tyre të konfirmuar me COVID-19, pozitivë, 103 me oksigjenoterapi dhe 4 në gjendje të rënduar shëndetësore.
“Klinika e Gjienkologjisë dhe Klinika e Pediatrisë kanë raportuar se nuk kanë asnjë pacientë në repartet e COVID-19. Në QKUK janë të shtrirë 95 pacientë, 32 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 69 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 28 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 55 pacientë,1 në gjendje të rënduar, 30 të konfirmuar pozitivë dhe 34 me oksigjeno-terapi
“Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 5 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 19 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë, Spitali i Ferizajt, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë”, thuhet në njoftim.