Ky është 32 vjeçari nga Beogradi që kërkohej qe dy ditë, përfundoi poshtë humnerës në Mitrovicë

Lajme

Ky është 32 vjeçari nga Beogradi që kërkohej qe dy ditë, përfundoi poshtë humnerës në Mitrovicë

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:08
Ivan Miloseviç

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dikur në këto 48 orët e fundit në veri të Mitrovicës.

I aksidentuar në këtë aksident ishte 32 vjeçari nga Beogradi, Ivan Miloseviç, i cili po kërkohej nga familja si i zhdukur qe dy ditë.

Ai humbi kontrollin e motoçikletës dhe ra në humnerë pranë Dudi Kërrshit në veri të Mitrovicës me ç’rast sot u gjet nga Policia e Kosovës.

Miloseviç po udhëtonte nga Beogradi në Graçanicë, ndërsa autoritetet e PK-së konfirmuan se ai u gjet me vetëdije dhe u dërgua për trajtim në Spitalin e Mitrovicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat