Një fotografi e “lumtur” e fëmijëve refugjatë nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999

Lajme

Një fotografi e “lumtur” e fëmijëve refugjatë nga Kosova gjatë luftës së vitit 1999

Më: 30 maj 2021 Në ora: 13:43
Disa fëmijë që qëndronin në një kamp në Kukës

Në kampet e Shqipërisë, gjatë kohës së luftës të fundit në Kosovë, qëndronin shumë kosovarë.

Momente të qëndrimit në këto vende u dëshmuan me anë të fotografive nga Carol Guzy, e cila në atë kohë ishte fotoreportere për Washington Post.

Në një fotografi të tillë janë disa fëmijë që qëndronin në një kamp në Kukës, ku me ata ishin duke punuar pjesëtarë të Programit të UNICEF-it.

Ata shihen se janë të lumtur me njëri-tjetrin kur përfundonin pjesën e mësimit, në këtë moment të fotografisë ata duken se kanë dalë për të luajtur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat