Rritet ndikimi i Shtëpisë së Bardhë në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme

Rritet ndikimi i Shtëpisë së Bardhë në dialogun Kosovë-Serbi

Nga: F.B Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Uashingtoni zyrtar së shpejti mund të kthehet në kapacitetin e plotë në dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit dhe atë përmes të dërguarit special, jo zyrtarisht sipas “Novosti” në atë detyrë shihen dy emra, Metju Plamer zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i angazhuar për regjionin e Ballkanit dhe Moli Montgomeri e emëruar së fundi zëvendës-ndihmës sekretar amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.

Palmer tash e 25 vite merret me Ballkanin dhe si kuadër i Departamentit të Shtetit ishte obliguar si i dërguar special për regjionin e Ballkanit qysh në kohën e presidentit Tramp. Kjo vlerësohej si një lloj marrëveshje  “e shtetit të thellë” në vendimin e Tramp për të emëruar si të dërguar special ambasadorin Grenell.

Se Palmer nuk kontestohet nga administrata Biden, por në te llogaritet në periudhën e ardhshme serioze rreth çështjeve në këtë hapësirë tregon edhe fakti se që nga emërimi i Lajçak si i dërguar special i BE-së për dialog, ai ka bashkëpunuar së afërmi me te. Të dy këta diplomatë janë takuar ditë më parë në Bruksel, pas të cilës Palmer ngriti “stuhinë” se “qëllimi i të gjitha administratave amerikane është që dialogu mes Kosovës edhe Serbisë të përfundojë me njohjen e ndërsjellë”.

Nga ana tjetër emërimi i Moli Montgomeri në detyrën e zëvend-ndihmës sekretares amerikane në konsultim me Ollbrajt në funksion me rëndësi në Departamentin e Shtetit hedh dritë të re në politikën e Biden rreth Kosovës, shkruan “Novosti”.

Si dihet kohë më parë lideri i AAK Ramush Haradinaj ka deklaruar pas takimin me kryeministrin Kurti se pret rol aktiv të ShBA-ve në procesin e dialogut. Me atë rast ai pat kërkuar angazhimin nga presidenti Biden ndonjë të dërguar rreth dialogut, duke hedh dyshime edhe drojë në Brukselin dhe Lajçakun për të cilin tha se “paraqet nivel të ultë të përfaqësimit në agjendën e dialogut”.

Ish-diplomati serb Zoran Milivojeviq konsideron se thirrja e Haradinajt për angazhim më të madh amerikan nuk është ide vetëm e tij por si lajmëtar e asaj që përgatitet në Uashington.

“Mundësia që ShBA të emëroj të dërguar special për dialog është konfirmim i asaj që dihet botërisht se Uashingtoni është partner kyç i Prishtinës dhe ka ndikim vendimtar në liderët e atjeshëm në zgjidhjen e çështjes së nyjës së Kosovës. BE nuk ka kapacitet as mekanizëm të veprojë në Prishtinë, as në arritjen e zgjidhjes eventuale të kompromisit. Uashingtoni ia ka lënë Brukselit udhëheqjen e dialogut, por vetëm në planin operativ, por mban të drejtën e vendosjes si arbitër vendimtar. E gjithë çështja në fund të fundit duhet të zgjidhet në trekëndëshin Uashington- Moskë-Beograd”, shprehet Milivojeviç.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat