“Shpërblim për Kosovën presion për Serbinë” – ja si e shohin serbët vizitën e Lajçakut dhe Palmerit në Kosovë

Lajme

“Shpërblim për Kosovën presion për Serbinë” – ja si e shohin serbët vizitën e Lajçakut dhe Palmerit në Kosovë

Nga: N.Sh. Më: 31 maj 2021 Në ora: 13:40
Lajçak dhe Palmer

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq, e ka komentuar vizitën e Lajçakut dhe Palmeirt në Kosovë, derisa shtoi se se "non-paperi" ishte i pakuptimtë.

Ndërsa për ardhjen e dy zyrtarëve të lartë Palmer dhe Lajcak në Prishtinë dhe bindjen e tyre për Kurtin për të vazhduar dialogun, siç thotë Odaloviq, flet për mungesë serioziteti të bashkësisë ndërkombëtare.

"Ata janë dikush që mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ndodhi në Kosovë dhe për krijimin e një 'kuazi-shteti', dhe ajo që kemi tani është ose mosgatishmëria e tyre për të mos dashur ta detyrojnë Prishtinën të vazhdojë dialogun ose të ketë ndonjë tjetër plan të fshehur", tha ai.

Kurse, Demo Berisha, e sheh ardhjen e Palmer dhe Lajçak në Kosovë si dikush që sjell një "shpërblim" për politikanët shqiptarë në Kosovë.

"Ne patëm mundësinë për të parë që administrata amerikane, e udhëhequr nga Biden, tashmë parashikon fonde të reja prej 200 milionë dollarëve në buxhet për financimin e të gjitha strukturave dhe ekonomisë në Kosovë. Ata po e shpërblejnë Prishtinën dhe do të ketë shumë presion ndaj Beogradit”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat