I ngarkuari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka mohuar të ketë thënë në Beograd se Kushtetuta e Kosovës duhet të ndryshohet sa i përket bërjes së Asociacionit të Komunave Serbe.
Në konferencën për media, pas takimit me krerët e shtetit, ai tha se nuk ka kohë më shumë për t’u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nën arsyetimin se duhet ta zë fluturimin.
Lajçak tha se nuk vendoset në gojë diçka që nuk e ka thënë.
“Kur të vij për takimet e ardhshme do të rri më gjatë dhe do të përgjigjem. Është një lloj tradite që më vendoset në gojë diçka që nuk e kam thënë, ajo që e kam thënë është referenca që kur arrihet një marrëveshje ndërkombëtare atëherë ky zotim që del nga ajo marrëveshje duhet të reflektojë edhe në kushtetutë. Unë kam thënë se kjo është ajo për çka palët që negociojnë marrëveshjet ndërkombëtare e bëjnë zakonisht. Dialogu dhe parametrat dhe marrëveshja përfundimtare iu takojnë palëve”, tha Lajçak.