Sekretariati i përgjithshëm i Këshillit të Evropës po mban “nën dry” dokumentin, që në fakt është “non-paper” kontestues në të cilin propozohet ndryshimi i kufirit në Ballkan, ka shkruar agjencia austriake e lajmeve “APA”, përcjell “Bota Sot”.
Sipas kësaj agjencie, kryeministri slloven Jansha vendi që merr kryesimin e BE-së, ka propozuar sipas medieve sllovene “vizatimin e ri” të kufijve në Ballkan.
“Pas analizës së hollësishme, duhet të ju informojmë se nuk mund të ofrojmë qasje në atë dokument”, është përgjigjur sekretariati i Këshillit të BE-së në pyetjen e drejtuar nga “APA”.
Arsyetimi në këtë përgjigje është se publikimi i këtij dokumenti të vetëm nga ky institucion i BE-së do rrezikonte raportet ndërkombëtare.
“APA” shkruan se sipas shkrimeve të medieve sllovene, këtë dokument të pa nënshkruar me propozimet e kufijve të rinj në ish-Jugosllavi, Jansha e ka dërguar kreut të Këshillit Sharl Mishel duke anashkaluar rrugën zyrtare.
Kjo megjithatë nuk është konfirmuar asnjëherë, ndërkohë Jansha e ka mohuar se qeveria sllovene të ketë me atë dokument.
Përndryshe si shkruan “APA”, në atë dokument thuhet se nëse propozimet arrijnë në opinion, dokumenti do të mohohet.
Sllovenia nga 1 korriku merr kryesimin e BE-së dhe ka paralajmëruar se dëshiron vëmendje të veçantë ofrimit të Ballkanit perëndimor me BE.