Policia jep detaje për arrestimin e 22-vjeçarit, që ishte keqtrajtuar nga polici Haris Kelmendi

Lajme

Policia jep detaje për arrestimin e 22-vjeçarit, që ishte keqtrajtuar nga polici Haris Kelmendi

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 10:53
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për arrestimin e Leotrim Ramës që ishte keqtrajtuar më parë brenda stacionit policor nga polici Haris Kelmendi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, e që i dyshuari në gjendje të dehur ka sulmuar me thikë dy persona, të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore.

Pas intervistimit 22-vjeçari, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa ndaj tij janë iniciuar rastet “vrasje në tentativë” si dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Rr. Ilir Konushevci , Prishtinë 01.06.2021 – 00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar me një mjet të fortë-thikë, dy viktimat meshkuj kosovarë të cilëve u ka shkaktuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar në tretman mjekësor. Nuk dihet motivi i incidentit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat