Aleksander Vuçiq kërcënohet me vdekje

Lajme

Aleksander Vuçiq kërcënohet me vdekje

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 11:28
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është kërcënuar me vdekje, raportojnë mediat serbe.

Zëvendësministret Zorana Mihajloviq dhe Maja Gojkoviq kanë dënuar kërcënimet me vdekje që i janë bërë Vuçiqit përmes rrjeteve sociale.

“Gjithkush ka të drejtë për pikëpamjet e tij, të pajtohet ose të mos pajtohet me politikën e dikujt, por kur dikush kërcënon presidentin e Serbisë me një plumb, nuk është një ndryshim mendimi, por gjuhë urrejtjeje dhe kërcënime me vdekje,” tha Mihajloviq.

Ajo tha se autoritetet kompetente duhet të reagojnë ndaj kërcënimeve të tilla, veçanërisht nëse ata tashmë e dinë se ka njerëz prapa tyre që janë autorë të disa krimeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat