Vjedhjet në Prishtinë, mbi 800 raste për tre muaj/ Eksperti i sigurisë tregon arsyet pse po ndodhin

Lajme

Vjedhjet në Prishtinë, mbi 800 raste për tre muaj/ Eksperti i sigurisë tregon arsyet pse po ndodhin

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 15:32
Avni Islami

Në tremujorin e parë të vitit 2021 në rajonin e Prishtinës janë raportuar 457 raste të vjedhjeve si dhe 353 raste të vjedhjeve të rënda.

Kështu kanë bërë të ditur në një raport nga Policia e Kosovës.

Njohësi i sigurisë në vend, Avni Islami tha se kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes sociale, papunësisë dhe masave shtrënguese antiCOVID-19.

Islami në një prononcim ka thënë se fenomeni i rritjes së vjedhjeve në tre mujorin e parë të këtij viti ka ndodhur pasi njerëzit nuk kanë dal shumë nga shtëpitë e tyre për shkak të masave të shtrënguara si edhe papunësisë së lartë në vend në këtë periudhë kohore.

“Nuk ka dilemë se fenomeni i vjedhjeve ka qenë në të gjitha periudhat, herë pas herë me rënie…Faktori kryesore është gjendja sociale e popullit në përgjithësi. Mirëpo, në periudha të caktuara, p.sh në tre mujorin e parë të këtij viti, ku edhe masat kanë qenë të shtrënguara ndaj COVID-19 njerëzit kanë qenë nëpër shtëpi, nuk kanë dal shumë dhe papunësia e ka bërë të vetën”, ka thënë Islami.

Ai po ashtu tha se faktorët determinues të rritjes së numrit të vjedhjeve është dhe faktori njeri, ku gjendja emocionale e keqbërësve dallon dhe në periudha të caktuara.

“Në muajt e verës ka rritje të numrit të vjedhje pasi edhe shkencërisht është vërtetuar se grupet e caktuara të vjedhësve nuk kanë mundësi t’i plotësojnë kërkesat e tyre, dhe ata do të përdorin metodën e vjedhjeve për t’i kënaqur kënaqësitë e tyre. Kujdes më tepër nga ana e institucioneve të sigurisë duhet t’i kushtohet vjedhjeve të rënda ku përdorën edhe armët”, ka thënë ndër të tjera Islami. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat