Shkrimtari serb Dushan Kovaçeviç thotë se nga rruga e Serbisë në BE me gjasë nuk ka asgjë “sepse nga 20 kushtet e mbetura për plotësim me rëndësi është vetë pranimi i Kosovës si shtet i pavarur, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.
"Vetëm kaq as më pak as më shumë. Nuk ndihem mirë kur dëgjojë disa politikanë të mençur si flasin se me bisedë miqësore kanë gjetur zgjidhjen për pajtim. Oferta e Vuçiq për zgjidhje kompromisi po refuzohet me vjet me ngritjen e shkallës së kërkesave nga dita në ditë”, tha Кovaçeviç.
Duke sqaruar për gazetën “NiN”, kërkesa më e re "të pranohet indirekt se ata janë pronarë të katër manastireve dhe tokës së tyre“.
"E dini si tingëllon kërkesa e re shqiptare? Ju neve do të na e pranoni atë që ne ju kemi marr, e ne juve ju pranojmë atë që ju kemi marr, kështu do të vijë njohja ndërsjellë”, tha ai.
Sipas tij “Kushtin e tyre Serbia nuk guxon ta pranojë, e nëse do ndodhte që dikush të çmendet dhe mendojë diçka të tillë të turpshme, do i duhet pastaj të bëjë operacion plastik dhe mbetjen e jetës ta kalojë në ndonjë bazë ushtarake në Arizonë. Natyrisht kjo nuk do mjaftonte, sepse ndryshimi i kufijve kërkon ndryshim të Kushtetutës, që kushtëzohet me referendum”, tha Kovaçeviç.
"Një situatë e tillë është sot edhe do jetë për 50 vjet e ardhshme, pa marr parasysh kush është në pushtet në Serbi. Për fat të keq, në paqe zgjidhje nuk do ketë së shpejti, ndërsa në rrethana të tjera nuk dua të flas”, tha Кovaçeviç.