Presidenti serb Aleksander Vuçiç tha se Serbia nuk dëshiron një konflikt të ngrirë dhe se ata nuk duhet t’u lihen fëmijëve tanë.
“Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Bëhet fjalë për ditë. Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme për të diskutuar një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi,” tha Vuçiç në fjalimin e tij ndaj kombit.
Presidenti vuri në dukje se Serbia angazhohet për zbadhjen e fatit të personave të zhdukur nga Kosova, por ai shpjegoi se ai pret që pala shqiptare të angazhohet edhe në atë çështje.
“Është ideja jonë. Tregojuni (Shqiptarëve) ku mendoni se ka varre, ne do ta gërmojmë atë vend. Ne po e kërkojmë atë edhe për ne”, shtoi Vuçiç.