FSK-së i shtohen snajperistët

Lajme

FSK-së i shtohen snajperistët

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Komandanti i FSK-së,  Gjenerallejtënant  Rrahman Rama dhe drejtori i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti morën pjesë në certifikimin e personelit të FSK-së dhe Policisë së Kosovës për snajper.
 
Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës ndërveprueshmërinë e tyre po e realizojnë në aktivitete konkrete me angazhime e trajnime të përbashkëta, në ngritjen e kapaciteteve njerëzore e taktike.

Ngritja e kapaciteteve profesionale dhe taktike është prioritet i FSK-së, ku nga sot FSK-së i shtohen kuadro specialistike, mirë të përgatitura nga instruktorë të Policisë së Kosovës në fushën specialistike të shenjëtarisë, asete shtetërore këto që do të përdorën për të mirën e të gjithëve.  

Komandanti i FSK-së dhe drejtori i Policisë së Kosovës vlerësuan lartë angazhimin e përbashkët në mbështetje të autoriteteve civile dhe ndërveprueshmërinë në mes dy institucioneve dhe u zotuan për bashkëpunim dhe koordinim edhe për aktivitete e trajnime të përbashkëta në fushën e sigurisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat