Prej muajsh kërkonte ndihmë për familjen, Edita Doli nxjerr pamjet që Fitim Pireva po gënjente, ja çfarë bën ai

Lajme

Prej muajsh kërkonte ndihmë për familjen, Edita Doli nxjerr pamjet që Fitim Pireva po gënjente, ja çfarë bën ai

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 09:48
Fitim Pireva dhe Edita Doli

I riu i cili kërkonte ndihmë nga njerëzit për dhurim të parave dhe për ndihma, Fitim Pireva, është zbuluar nga emisioni ‘Radar’, se ai ka qenë duke gënjyer tash e disa muaj.

Fillimisht Fitim Pireva, ka kërkuar ndihmë në emisionin e Edita Dolit, derisa ajo i kishte premtuar se ekipi i saj do të merret me rastin e tij dhe do t’i dalë në ndihmë.

Mirëpo ata kishin zbuluar se i njëjti është duke gënjyer dhe kushtet e tij nuk janë të dobëta.

Emisioni e ka thirrur në telefon atë dje dhe i ka kërkuar atij që të kërkoj fale ose ndryshe do të paditet.

Pireva në fillim heziton, por më pas e pranon se e gjitha ka qenë gënjeshtër dhe madje kërkon falje.

Në emision janë publikuar edhe pamje ekskluzive të kamerave gjersa ai dhe vëllai i tij futen në banesën ku jetojnë me disa vajza.

Ndryshe kjo familje kishte mashtruar tash e disa muaj, duke thënë se janë tre fëmijë jetim dhe nuk kanë kushte për të jetuar.

Pre e mashtrimit të këtyre ka rënë edhe shoqata e udhëhequr nga Halil Kastrati, i cili kishte thënë 2 mijë euro ndihmë.

Më poshtë keni videon e demaskimit të Pirevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat