Avokati serb Toma Fila ka deklaruar se po ka drojë dhe frikë që Serbia do të akuzohet për dështimin e bisedimeve me Prishtinën, duke theksuar se mund të përsëritet plani i ferrit për shkatërrimin e Serbisë, shkruan “Alo” transmeton “Bota Sot” .
“Nëse ju kujtohet, në një kohë kemi shkuar në Prishtinë dhe kemi ftuar shqiptarët në bisedime. Ata nuk erdhën kurrë, pastaj amerikanët na akuzuan se jemi fajtor që shqiptarët nuk vijnë dhe vendosën të krijojnë shtetin e rrejshëm. Unë frikësohem se do vijë një ditë kur do të na thonë se ne serbët nuk patëm sukses me bisedime dhe do të pranojnë Kosovën në NATO”, tha Fila.
Ai theksoi se NATO ka fuqinë e forcës, prandaj ka frikë se në të ardhmen do gjendet dikush që do të pranojë pavarësinë e vetshpallur të Kosovës.
Fila shtoi se asnjë deputet në Kuvendin e Republikës së Serbisë nuk është për nënshkrimin e pranimit të shtetit të Kosovës, kështu që perëndimi konsideron se të gjithë ata duhet të largohen, ashtu që aty të vijnë ata që do lëshojnë pe nën presion.
Prof. dr Slobodan Reljiç, sociolog dhe gazetar ka thënë se atëherë "perëndimi duhet të mënjanoi tërë popullin” dhe nënvizoi se politikanët nuk mund të jenë kundër popullit dhe 95 për qind janë kundër njohjes së shtetit të rrejshëm.
Reljiç përkujtoi në situatën në Malin e Zi duke potencuar se “populli nuk është kategori e parëndësishme në histori, si ju duket njerëzve që luajnë me fytyrë”.