Shqiptari Abazoviq merr edhe një detyrë të rëndësishme në institucionet e Malit të Zi

Lajme

Shqiptari Abazoviq merr edhe një detyrë të rëndësishme në institucionet e Malit të Zi

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 07:33
Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, u emërua njeriu i parë i Byrosë për Koordinimin Operacional.

Byroja do të jetë e ngarkuar për ekzekutimin dhe zbatimin e konkluzioneve të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ka mësuar vijesti.me.

Sipas letrës, ai organ, i cili do të jetë përgjegjës për përcaktimin e detyrave të sektorit të inteligjencës dhe koordinimin e aktiviteteve të organeve, u formua gjatë takimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Abazoviq, i cili është gjithashtu koordinator i shërbimeve të sigurisë, mori mbështetjen e pothuajse të gjithë përbërjes së Këshillit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat