Ka rënë dukshëm numri i gjobave të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-19.
Hyrja në fuqi e masave të reja, tash e sa ditë, për mbrojtjen nga koronavirusi, ka rezultuar me uljen e gjobave për shkelje të këtyre rregullave.
Sipas statistikave të raportit policor, në 24 orët e fundit janë shqiptuar vetëm 56 tiketa.
Vetëm një ditë më parë numri i këtyre gjobave të shqiptuara ishte 100, që nënkupton se numri i tyre është ulur për 44.
