Pavarësisht pandemisë COVID-19, qytetarët nga Kosova vazhdojnë të zgjedhin Shqipërinë si destinacion për të kaluar ditët e vikendit.
Gjatë së premte dhe të shtunës, në vendkalimin kufitar të Morinës, nga Kosova për në Shqipëri, kanë kaluar 41 mijë e 146 persona dhe rreth 12 mijë automjete, bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës.
Nga policia kanë bërë të ditur se gjatë ditë së premte kanë kaluar 5 mijë e 574 vetura me 19 mijë e 374 qytetarë. Ndërsa, vetëm gjatë ditës së djeshme, janë 6 mijë 158 vetura me 21,772 pasagjerë.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kanë kaluar 261 autobusë.
Fluksi i qytetarëve | Burimi: Policia e Kosovës
Fluksi i qytetarëve | Burimi: Policia e Kosovës
Policia tregon se në tri rajonet kufitare gjatë këtyre dy ditëve kanë kaluar gjithsej 23 mijë e 3 vetura me 74 mijë e 567 persona.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejt Shqipërisë, nuk kanë asnjë kufizim qoftë për test COVID-19 apo ndonjë dokument të veçantë.
Sipas njoftimit zyrtar ky vendim ka hyrë në fuqi nga data 1 qershor. Po ashtu, duke filluar nga 1 korriku, ora policore shtyhet në orën 24:00 – 06:00. /