Gazeta serbe “Kurir” ka sulmuar dhe e ka quajtur turp deklaratën e Natasha Kandiç ku ajo sulmoi Vuçiqin që vazhdimisht përkujton Jasenovcin, ndërkohë që për Kandiç shkruan se ajo ka ngre akuza brutale ndaj popullit serb, transmeton “Bota sot”.
Themeluesja e Fondi humanitar për drejtësi Natash Kandiç në rrjete sociale ka sulmuar presidentin e Serbisë Vuçiq, shkruan “Kurir”.
Ajo në rrjetin social Tviter ka shkruar se “Vuçiq duhet të kërkoj falje për krimet familjeve të viktimave nga Srebrenica”.
“Me rastin e shpalljes së vendimit për Ratko Mlladiç, presidenti serb Vuçiq do duhej të kërkonte dhe luste për falje familjet e viktimave, sepse Serbia ka ndihmuar ushtrinë serbe të Bosnjës, gjeneralët e të cilës po gjykohen për gjenocid dhe jo të ftojë Serbin për respekt ndaj viktimave në Srebrenicë, ashtu që viktimat në Jasenovc të mbahen mend”, shkroi ajo.
Vuçiq para disa ditëve, me rastin e paralajmërimit të shpalljes së vendimit për Mladiç, ka deklaruar se vazhdimisht dëgjon tregim për kinse gjenocidin dhe pyet a është kontestues se në Jasenovc mes viteve 1941 dhe 1945 janë vrarë shumë më tepër serb.