Gazetarja Alketa Gashi-Fazliu ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj, ish-kreun e OVL-UÇK-së, Faik Fazliun, që u arrestua nga policia në Prizren.
Në profilin e saj në Facebook, Alketa Gashi ka shkruar “Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon”.
Në një foto së bashku me bashkëshortin e saj ajo tutje ka thënë se “çka nuk të vret, të bën më të fortë”.
Anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu është arrestuar të shtunën në rrugën “Tranziti i ri” në Prizren.
Pas arrestimit të tij ka pasur disa reagime.

