Kjo është infermierja që u gjet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ishte vetëm 35 vjeçe dhe la 3 fëmijë

Lajme

Kjo është infermierja që u gjet e vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ishte vetëm 35 vjeçe dhe la 3 fëmijë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 12:04
Infermierja

Një infermiere rreth moshës 35 vjeçare është gjetur e vdekur dje në vendin e punës në mëngjesin e sotëm.

Policia e ka konfirmuar rastin duke treguar se e ndjera është me iniciale Z.Sh. Ajo po punonte si infermiere në Spitalin e Vushtrrisë, ku edhe u gjet e vdekur.

“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e sajë të punës infermerja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Zahiti.

Edhe familjarët e kanë konfirmuar rastin, duke publikuar edhe fotografi të të ndjerës.Ata kanë treguar se 35 vjeçarja la prapa burrin dhe tre fëmijë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat