Analisti dhe gazetari Xhevdet Pozhari, e ka komentuar një fotografi të Xhavit Halitit, të cilin e zë e kuqja dhe ndalon në mes të rrugës për t’i respektuar shenjat e komunikacionit.
Pozhari shkruan se, tashmë Policisë i janë hequr prangat e vëna dhunshëm nga të “fortë”.
Ai ka shtuar se shumë pjesëtarë të policisë janë ish ushtarë të UÇK-së.
Megjithatë Pozhari shkruan se, “më nuk ka shefa, ka veç ligj”.
Postimi i plotë:
Ec e mos i respekto rregullat! Policisë tashmë i janë hequr prangat e vëna dhunshëm nga 'të fortët'.
Vlen të theksohet një fakt: shumë nga pjesëtarët e policisë janë ish luftëtarë/e të patrembur/a të UÇK-së.
Djem e vajza, bëjeni këtë shtet! Më nuk ka 'shefa'. Ka veç ligj.