Aktivistja e njohur, Zana Avdiu ka komentuar aksidentin e ditës së dielë, ku mbetën të vdekur katër anëtarë të një familjeje nga Shtimja.
Avdiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se faji i edukimit të prindërve ndaj djemve është shkaktari kryesor që vdiqën katër anëtarë të një famileje.
“A po iu shkon mendja me u ndalë e me mendu, se çka po i bën kaq të dhunshëm këta fëmije/djem? A jeni ulë me mendu veç për një minut, se ky edukim që po ua jepni, po e shkakton gjithë këtë dhune e këtë ambient të egër?”, shkruan ajo.
Sipas Avdiut shembulli më i mirë për edukimin e djalit është vajza.
“Nëse nuk e dini qysh mundet me u ba kjo, veç kthehuni e kqyrni qysh i edukoni çikat. Edhe bahen njerëz normal”, shtoi ndër të tjera ajo.
Ajo shkruan:
4 anetare te nje familje, vdiqen ne nje aksident.
Pse?
Se dy te rinjeve rreth moshes 20 vjec, iu ka teke me ba qejf tu vozite shpejt, e me kallxu pak kapadaillek…
Nje grua, nane e gjyshe 60 vjec
Nje burre, djale, babe 39 vjec
Nje grua, nane 32 vjec
Nje djale, nje femije 12 vjec, vdiqen per “qejfin” e dy te rinjeve.
Tash, kujt me ia adresu kete faj?
A po iu shkon mendja me u ndale e me mendu, se cka po i ben kaq te dhunshem keta femije/djem? A jeni ule me mendu vec per nje minut, se ky edukim qe po ua jepni, po e shkakton gjithe kete dhune e kete ambient te eger?
A nuk mendoni qe ka ardhe koha me ndryshu menyren qysh jeni tu i rrite femijet djem? Ok, nese per te tjeret nuk keni pike dhembshuri, po a nuk po ndjeni dhimbje per femijet tuaj? Me kane dhunues, me kane shtypes, me kane vrases nuk eshte kurrefare vlere, as miresie. Eshte gjeja ma e keqe, qe mundet me kane nje njeri. E pse, po ua beni kete?
Nje djale qe mesohet se vlere eshte dashnia, respekti, butesia, sjellja e mire e dhembsheria per te tjeret- ai eshte figure ideale. E nje djale qe mesohet se duhet me urrejte, me kane i dhunshem, me kane i eger- eshte vec bishe, kurgjo tjeter.
E nese nuk e dini qysh mundet me u ba kjo, vec kthehuni e kqyrni qysh i edukoni çikat. Edhe bahen njerez normal!
Ngushellime familjes, per kete humbje kaq te madhe! Keto vdekje, e edhe shume vdekje te tjera te ngjashme, jane edhe faj i joni, i krejt shoqnise!