Asambleisti i PSD-së në Podujevë, Blerim Maqastena, ka publikuar një video ku shihet me i prangosur dhe i rrethuar nga forcat e policisë serbe.
Maqastena ka treguar në Facebook se videoja është xhiruar në shkurt të këtij viti, derisa po qëndronte i burgosur në Serbi.
“Vetëm fizikisht i prangosur! 23.02.2021”, ka shkruar Maqastena.
Ndryshe, Maqastena ishte arrestuar në dhjetor të vitit 2020 për shkak të kalimit te kufirit përgjatë fshatit Mirovc.
Në kohën kur ishte gjetur nga policia kufitare serbe atij i ishte konfiskuar edhe një pistoletë me leje, e lëshuar nga MPB-ja në Kosovë, për çka është mbajtur në paraburgim deri më 25 maj të këtij viti.