Rastet e fundit të dy aksidenteve në Koshare dhe në vendin e njohur si “Kroi i Mbretit”, ku mbetën të vdekur pesë persona i ka mobilizuar Policinë e Kosovës që të nis patrullimet edhe me makina civile dhe radarë në të gjitha magjistralet dhe autostradat e vendit.
Organet e rendit do të jenë të pakompromis ndaj shkelësve të ligjit në trafik dhe nuk do të kenë tolerancë.
Një rast paksa i çuditshëm ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Pejë, konkretisht në fshatin Bresje.
Një qytetar me makinën e tij nuk ka arritur të ndalet në vend, në momentin kur policia i ka dhënë sinjal që të ndalet
Shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 80 km/h.