Duke imituar fotografët u shfaq optimist teksa u ulë në karrigen e gjyqit.
Por kokulur dhe pa emocione ish shefi ushtarak serb, Ratko Mlladiq u pa kur gjyqtarja afrikane e Kombeve të Bashkuara ia lexoi aktgjykimin e fajësisë së tij.
Ajo mbështeti dënimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth tetë mijë burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë por dhe krimeve të tjera gjatë gjithë luftës së Bosnjës më 1992-1995.
Kjo gjykatë refuzoi ankesat e mbrojtës së Mlladiqit pasi këta të fundit nuk arritën të dëshmojnë se atij në ndonjë rrethanë iu shkelen të drejtat e gjykimit.
Madje kryesuesja Prisca Matimba Myambe, u ndje mirë që Dhoma e Apelit ka arritur të konfirmojë fajësinë ish-gjeneralit serb për gjenocid në rastin e Srebrenicës.