Nën kërcënimin e armës një polic ka arrestuar një person pak minuta më parë në Prishtinë.
Media ka siguruar pamjet e arrestimit.
Por, edhe pas interesimit ende nuk ka ndonjë përgjigje nga Policia e Kosovës se pse është arrestuar ky person.
Në pamje i dyshuari shihet këmbëzbathur teksa polici i drejtohet me “për toke”.