Seancë e jashtëzakonshme për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Lajme

Seancë e jashtëzakonshme për Kosovën në Kuvendin e Serbisë

Më: 9 qershor 2021 Në ora: 17:35
Kuvendi i Serbisë

Kuvendi i Serbisë do të mbajë seancë të jashtëzakonshme në lidhje me Kosovën.

Seanca do të mbahet më 22 qershor dhe në të do të raportojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur kryeparlamentari i këtij vendi, Ivica Daçiq.

Sipas Daçiqit, Vuçiqi do të informojë deputetët me gjitha detajet e procesit të deritashëm të dialogut Kosovë – Serbi.

Kjo seancë do të mbahet një javë pas takimit të parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Vuçiqit.

Takimi do të mbahet në Bruksel më 15 qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat