Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq disa ditë para takimit të nivelit të lartë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, që do të mbahet të martën me 15 qershor ka theksuar se “Ata vijnë për shfaqje ndërsa ne për të treguar përgjegjësi”, duke paragjykuar ende pa nis takimin me Kurtin, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota sot”.
Këtë deklaratë Vuçiq ë bëri sot, ku duke komentuar takimin në nivelin e lartë me kryeministrin Kurti dhe ndërmjetësit përfaqësuesin e lartë Borel dhe të dërguarin special Lajçak, ku shtoi se “pala tjetër (Prishtina) nëse mendon të vij në takim për gjërat që flasin, nuk ka nevojë fare të udhëtojnë”.
“Ata vijnë të bëjnë ndonjë shou-shfaqje, ne shkojmë që të jemi serioz dhe përgjegjës”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë Vuçiq ka përsëritur se të hënën shkon në Bruksel, ndërsa raundi i ri i dialogut zhvillohet të martën.
Me këtë rast Vuçiq ka nënvizuar se nuk i intereson ajo çfarë flasin të tjerët dhe se dialogu është me rëndësi dhe se me rëndësi është që të bisedohet për popullin e Kosovës.
Ndërsa lidhur me atë se çka pret nga ky takim, presidenti Vuçiq theksoi se rezultati i takimit shikohet në fund të ndeshjes.