Reagimi i ambasadorit rus: Armët amerikane për Kosovën të papranueshme

Lajme

Reagimi i ambasadorit rus: Armët amerikane për Kosovën të papranueshme

Nga: F.B Më: 11 qershor 2021 Në ora: 09:48
Bocan-Harçenko
Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko porositi se asnjë vendim në lidhje me Kosovën nuk do të kalojë pa KS të OKB dhe rezolutës 1244 që ende është në fuqi, ndërkohë që Rusia nuk ka ftesë për pjesëmarrje në dialog, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

“Serbia niset nga ajo se Rusia është anëtare e KS dhe ne gjendemi në atë format. Beogradi nuk ka kërkuar asgjë nga ne, as ne në atë mënyrë nuk do kërkonim nga Beogradi, por bashkëpunojmë për interesa të përgjithshëm. Rezoluta 1244 është e vlefshme, flet për statusin e Kosovës, por jo Kosovën si shtet të pavarur”, sqaroi ai.

Harçenko theksoi se Moska është e gatshme të shqyrtojë aspekte të reja, por vetëm nëse do Serbia.

“Nëse na fton, ne do shqyrtojmë ftesën zyrtare që Rusia të marr pjesë në dialog në nivelin tjetër”, tha ai.

Ai nënvizoi se Rusia mbështet qëndrimin e përmbushjes së asaj që janë pajtuar, në marrëveshjen e Brukselit. “Krijimi i asociacionit është pika fillestare, kur ende as që ka nis , situata e krijuar ul autoritetin e BE, sepse nëse nuk përmbushet ajo që janë pajtuar vështirë mund të bisedohet” tha Harçenko.

Ai tha se nuk është në rregull që Amerika të shes armë Kosovës dhe me deklarata angazhohet për paqe edhe stabilitet.

Minim i përpjekjeve është shitja e armëve Kosovës, që për ne është e papranueshme. Ky është shembull i standardit të dyfishtë, nga ana tjetër dëshira dhe kontributi për zgjidhjen e krizës së Kosovës, nga ana tjetër mbush territorin me armë”, tha ai.

Lidhur me stërvitjen e Rusisë, Bjellrorusisë dhe Serbisë, ai tha nuk ka asgjë kontestuese.

“Ne nuk kuptojmë pse është stërvitja problem, ne atë e bëjmë në territorin tonë dhe na thonë se nuk guxojm.. tri shtete sovrane, që kanë të bëjnë atë që kanë interes, bashkëpunimin në fushën ushtarake është normale, nuk kuptoj ku është problemi”, tha Harçenko.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat