Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Maja Popoviq ka deklaruar se Kosova mbetet në preambulën e Kushtetutës së Serbisë.
Ajo deklaroi se ndryshimet në Kushtetutë janë një nga aktivitetet më të rëndësishme në Planin e Veprimit për Kapitullin 23.
Ndryshimi i Kushtetutës në fushën e drejtësisë është më i rëndësishmi në fushën e sundimit të ligjit, tha Popoviq dhe shtoi se sundimi i ligjit çon në një sistem ligjor ku ka siguri juridike.
“Kur keni një shtet në të cilin ka siguri ligjore, vijnë edhe investitorë të huaj, që do të thotë një hapje e konsiderueshme e vendeve të reja të punës për qytetarët, dhe kështu një rritje e standardit të tyre,” tha ajo.