Të marrësh rrugën nga Prishtina për në Mitrovicë tash e këto ditë është bërë sfidë në vete.
Kjo pasiqë është duke u bërë zgjerimi i kësaj rruge.
Mirëpo një gjë e tillë po shkakton vonesa e probleme të shumta për qytetarët e kësaj ane.
Në një video shihet se si rrezikohet jeta e pjesëmarrësve në komunikacion për shkak të kolonave të mëdha dhe pakujdesisë së vozitësve.
Në video shihet se si një veturë tejkalon dhe për një “fije floku” i shpëton aksidentit.
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, në seancën e sotme në Kuvend, tha se vonesat e rregullimit kësaj rruge, në segmentin Lumadh-Vushtrri, janë bërë për shkak të vonesës së pagesës për shpronësime.
Sipas tij, shpronësimet e bëra nuk janë në përputhje me ndarjen e buxhetit.