Zyrtarët në Postën e Kosovës përplasen mes vete, intervenon policia

Lajme

Zyrtarët në Postën e Kosovës përplasen mes vete, intervenon policia

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 14:59
PTK

Një mosmarrëveshje ka ndodhur sot në Postën e Kosovës, e në të cilën ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se rreth orës 12:00 kanë marrë informata për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës së Kosovës.

Ajo ka thënë se palët e përfshira janë intervistuar dhe policia po kryen proceduarat e nevojshme.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje në ndërtesën e Postës të Kosovës, në Prishtinë. Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar palët e përfshira dhe në koordinim me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e nevojshme policore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkohë, në media raportohet se përplasja ka ndodhur në mes të dy zyrtarëve të postës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat