​Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri të koduar si “Thirrjet”

Lajme

​Prokuroria Speciale shënjestron një rast të ri të koduar si “Thirrjet”

Më: 11 qershor 2021 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri të koduar si “Thirrjet”.

Prokuroria Speciale nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se në rastin e shënjestruar si “Thirrjet”, ku janë të përfshirë njëzetekatër persona për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 277 lidhur me veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Gjithashtu, nga shënjestrimi i këtij rasti janë ngrirë rreth shtatëqindmijë euro.

Si dhe janë sekuestruar njëmilioneshtatëqindmijë euro kesh dhe nëntë vetura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat