Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka qëndruar sot në njërin nga kopshtet e kryeqytetit.
Në pamjet e publikuara nga Haradinaj, shihet teksa luan me fëmijët e këtij kopshti.
Madje, njëri nga ta, ia prek hundën, ish-shefit të deputetëve të AAK-së.
Postimi i plotë:
Për ditën e çlirimit të Prishtinës sot u takova me më të dashurit tanë, fëmijët. Në kopshtin Dina, fëmijët kënduan e recituan për paqe e pranverë.
E kemi obligim që të ofrojmë kushte për fëmijëri të lumtur e të shëndetshme.
Çlirimi i Prishtinës mbetet ngjarja më fisnike e brezit tonë.
Brezat e ri po rriten shëndetshëm e të sigurtë që e ardhmja jonë të jetë në duart e tyre.
Urime dita e çlirimit Prishtinë e fëmijëve!