Mediet serbe kanë njoftuar për ndalimin e hyrjes në Kosovë dhe kthimin prapa të një grupi të qytetarëve që kinse kishin synimin vizitën e objekteve tël shenjta , duke e quajtur kërë veprim si incident.
Si njofton “Novosti” mbrëmë pas orës 21.00 një grup i qytetarëve nga Serbia qendrore në mënyrë të organizuar ishin nisur për të vizituar manastiret dhe objekteve fetare në Kosovë, por ata janë ndaluar dhe kthyer prapa në vendkalimin kufitar Jarinje, pasi policia nuk i ka lejuar të hyjnë, transmeton “Bota sot”.
Lidhur me këtë rast një nga organizatorët Dushko Ruzhiçiç ka theksuar se grupi i qytetarëve kryesiht nga Novi Sadi dhe Beogradi, përmes një agjencioni të udhëtimeve ka pasur aranzhuan të organizuar për vizitë në manastire të Kosovës.
Kur kanë arritur rreth orës 15.00 në vendkalimin në Jarinje, sipas Ruzhiçiç, pjesëtarët e Policisë së Kosovës i kanë ndaluar për të verifikuar me pushtetarin në Prishtinë nëse ky grup mund të kalojë ose jo.
Përgjigja ka zgjatur shumë orë sipas tij dhe ka arritur vetëm pas orës 21.00, kur iu është kumtuar se nuk ju lejohet hyrja dhe se duhet të kthehen prapa.
Ai shtoi se nuk iu mbeti asgjë tjetër por të vazhdojnë të presin , apo të kthehen në Beograd.
Më vonë ky grup vendosi të kthehet prapa pasi nuk dihej sa mund të pritej leja për hyrje.