Flamuri i Republikës së Kosovës është parë në gjendje të mjerueshme në komunën e Novobërdës.
Përmes disa fotografive të publikuara nga REL, shihet flamuri i grisur i Kosovës tek valonte mbi Kalanë e Novobërdës.
Kujtojmë se kjo komunë është me shumicë serbe në juglindje të Prishtinës.

"Flamuri i Republikës së Kosovës është parë i grisur, teksa valonte mbi Kalanë e Novobërdës, në komunën me shumicë serbe, në juglindje të Prishtinës, të dielën e 13 qershorit", shkruan REL.